Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen.
Në një deklaratë për mediat, policia bën të ditur se një 49-vjeçar ka plagosur me armë fqinjin e tij 23 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.