-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’di anglisht dhe jam kuzhinier”, shqiptari kapet në “shtëpinë e barit”

Kryesoret

Një 23-vjeçar shqiptar, me profesion kuzhinier, është vënë në pranga në Angli pasi është kapur në një shtëpi të mbushur me kanabis.

Shqiptari u kap me 171 bimë kanabisi me vlerë mbi 60,000 paund, i është caktuar nga gjykata angleze të paguajë vetëm 385 dollarë.

Shqiptari Fabio Balliu, 23 vjeç, u la në burg për 27 muaj në janar pasi policia bastisi një shtëpi në Spring Gardens, Gainsborough.

Policia e Lincolnshire fillimisht u alarmua nga një fqinj i cili besonte se një vjedhje po ndodhte më 17 maj të vitit të kaluar.

I arrestuari Fabio Balliu

Oficerët ,mbërritën në banesë në orën 10:00 të mëngjesit dhe menjëherë ndjenë erën e kanabisit që vinte nga brenda pronës dhe zhurmën e ventilatorëve elektrikë.

Shqiptari hapi derën e hyrjes dhe u largua me vrap nga prona, por u ndalua dhe u arrestua pak çaste më vonë.

Ai u tha oficerëve: “Ok, unë jam nga Shqipëria. Anglishtja ime nuk është e mirë.”

Policia gjeti një zonë ndenjeje në dhomën e përparme me divan dhe frigorifer të zbrazët, gjë që linte dyshime se Balliu ndoshta nuk jetonte në këtë pronë.

Në shtëpi u gjetën tre zona kultivimi, me 87 bimë kanabis në fazën e lulëzimit dhe 84 bimë kanabis në gjendje vegjetative.

Balliu pranoi se prodhonte kanabis dhe u burgos në fillim të këtij viti.

Çështja u shty për të përcaktuar vlerën e drogës dhe për të parë se sa para mund t’i sekuestroheshin Balliut.

Gjyqtarja Catarina Sjolin Knight urdhëroi Balliun që të paguante shumën prej 385 £ brenda dy muajsh ose do të përballet me burgun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit