-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët e Trump kërkojnë që FBI të ndalojë shqyrtimin e dokumenteve, deri në emërimin e një prokurori të ri

Kryesoret

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan një gjykatësi federal që të ndalojë shqyrtimin nga FBI-ja të dokumenteve të marra nga shtëpia e tij në Florida.

Ata theksuar se ky hap duhet të ndërmerret kur të emërohet prokurori i ri.

“Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Thjesht masat mbrojtëse ‘adekuate’ nuk janë të pranueshme kur çështja në fjalë përfshin jo vetëm të drejtat kushtetuese të Presidentit Trump”,  thanë avokatët.

Po të hënën, një gjykatës federal pranoi se redaktimet e një dokumenti të FBI-së që përshkruan bazën për kontrollin dhe marrjen e dokumenteve në shtëpinë e Trump mund të jenë “të pakuptimtë” publikimin e dokumentit.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë kërkuar ta mbajnë të gjithë dokumentin të mbyllur, duke thënë se zbulimi i ndonjë pjese të tij rrezikon të komprometojë një hetim penal në vazhdim.

Disa agjenci lajmesh, duke përfshirë Associated Press, i kanë kërkuar gjykatësit të zbardhë të dhënat shtesë të lidhura me kontrollin e këtij muaji në Mar-A-Lago, ku zyrtarët e FBI thanë se gjetën 11 grupe dokumentesh të klasifikuara (sekrete), përfshirë të dhëna tepër sekrete.

Me interes të veçantë është dokumenti, në të cilin bazohet kërkesa për të kontrolluar shtëpinë e Trump, i cili me sa duket përmban detaje kyçe në lidhje me hetimin e Departamentit të Drejtësisë çështjen.

Nëse ish-presidenti Trump ka mbajtur dhe keqpërdorur të dhëna të klasifikuara (sekrete) dhe të ndjeshme të qeverisë. /VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit