Dy persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Linzë, ku një vajzë rrezikoi që të mbytej në pishinë.
Në kërkim është shpallur administratori i pishinës Ylli Hidri dhe i riu Orjolin Mete që ishte me vajzën Enkeleda Trungu por që nuk i dha asnjë ndihmë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Y. H., 52 vjeç. Ai është administratori i pishinës dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për sigurinë në këto ambiente, nuk ka caktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste të tilla.
Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit. Gjithashtu, u referuan materialet, si dhe nisën hetimet për shtetasin O. M., 32 vjeç, pasi edhe pse ka qenë i shoqëruar me shtetasen E. T., nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.