-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: E dyshuara për vrasjen e Darya Dugina-s, nuk është në territorin tonë

Kryesoret

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar edhe një herë që Ukraina të jetë e përgjegjshme për vrasjen e komentatores politike ruse Darya Dugina. Sipas Zelensky-t, i dyshuari nuk është shtetas ukrainas.

“Kjo nuk është përgjegjësia jonë,” tha ai të martën. “Ajo nuk është qytetare e vendit tonë…ne nuk jemi të interesuar për të.”

“Ajo nuk është në territorin e Ukrainës – e pushtuar apo jo”, shtoi ai.

Dugina, redaktore e një faqeje interneti dezinformuese ruse, ishte vajza e ultranacionalistit të shquar rus Alexander Dugin.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) pretendon se sulmuesi ishte një grua ukrainase që mbërriti në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj të vogël, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Pas shpërthimit nga distanca të eksplozivëve të vendosur në automjetin “Toyota Land Cruiser Prado” të Dugina-s, FSB tha se gruaja dhe vajza e saj kaluan me makinë përmes rajonit të Pskov për në Estoni, afërsisht një udhëtim 12-orësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit