Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksin Milot-Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimi të Shëngjinit, nga ku e moshuara 70-vjeçar u gjet në tokë. Dyshohet se pas përplasjes shoferi është larguar me shpejtësi duke e lënë atë në mëshirë të fatit.
Kalimtarët e zonës kanë telefonuar ambulancën dhe e kanë dërguar në spital me urgjencë.
Ajo tashmë po merr mjekimin e nevojshëm, por ende nuk dihet asgjë për rrethanat e aksidentit.