-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestime të tjera? Si agjenti e nxirrte blof policinë! U kthye në taksist për Ervis Martinajn

Kryesoret

Agjenti Jeton Lami 28 vjeç u prangos nga policia e shtetit pasi dyshohet se ndihmoi Ervis Martinaj të arratiset.

Ai e lëvizte me makinë sa herë që policia ishte në veprim apo që rrezikohej nga bandat dhe zhvendosej nga njëri qytet në tjetrin.

Agjenti i njësisë operacionale në drejtorinë e Tiranës që u kap dyshohet se nuk veproi i vetëm.

28-vjeçari dyshohet se kishte edhe kolegë të tjerë në Kurbin dhe Fushë Krujë që e informonin Martinajn.

Kështu njeri që cilësohet si “mbreti” i basteve në Shqipëri lëvizte i lirë dhe i pa shqetësuar.

Hetimet pritet që të shtrihen në sektorë dhe njësi të tjera të policisë ku pritet që të ketë arrestime.

Kjo është edhe arsyeja e dekonspirimit të shumë aksioneve për kapjen e të shumë kërkuarit.

Nuredin Dumani tregoi se Martinaj kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Po ku ndodhet Martinaj? Prej 10 gushtit ai u denoncua i zhdukur nga xhaxhai dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

Dëshmia e policit të arrestuar pritet që të hedhë më shumë dritë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit