-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Je aq i/e rregullt sa mendon, zbuloje këtu

Kryesoret

E mban veten për të rregullt vetëm sepse dollapi yt nuk është katastrofë? Hmm, mendohu sërish dhe hidhi një sy listës në vijim. Mund të surprizohesh kur të mësosh se njerëzit e rregullt mbajnë në shtëpitë e tyre disa gjëra të cilat për të tjerë mbase duken të panevojshme, por që në fakt janë çelësi i një jete më të thjeshtë.

Mbajtëse çelësash

Një mbajtëse çeësash të lehtëson jetën. Nuk ke pse të presësh 1 orë pas dere duke kërkuar çelësin kur në fakt mund ta mbash atë gjithmonë në një mbajtëse.

Ndarësit e dollapëve

Dollapët përgjithësisht kanë ndarje, ama është shumë e vështirë që këto ndarje të jenë funksionale nëse dollapi nuk është i bërë me porosi. Për këtë arsye ekzistojnë ndarësit e dollapëve. Që ti ta gjesh kanatjeren tënde të preferuar sa hap e mbyll sytë.

Kavanozët e qelqit

Këta kavanozë përveç se e sistemojnë kuzhinën tuaj, gjithashtu bëjnë që ushqimet të rezistojnë më gjatë.

Ndarësit e sirtarëve

Nuk keni pse t’i mbani gjërat tuaja rrëmujë, kur mund të vendosni të përdorni një ndarës për sirtarë.

Kuti sistemuese

Këto kuti sistemuese do të mbedhn të gjithë “rraqet” që keni nëpër shtëpi. Kështu ju do t’a eni më të lehtë sistemimin, pastrimin dhe gjetjen e çdo gjëje.

Gotat

Në gota të tilla mund të vendosni ç’tju dojë zemra. Nga furçat e dhëmbëve e deri tek furçat e make up- it. Kështu jo do t’i keni gjithmonë të organizuara gjërat që përdorni.

Mbajtëset e erëzave

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngatërroni sheqerin me kripën vetëm sepse nuk e keni ditur ku kanë qenë të vendosur? Me siguri po, këto mbajtëse erëzash do të bëjnë që diça e tillë të mos ju ndodhë më.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit