Një shtetas shqiptar, inicialet e të cilit nuk janë bërë të dituar është arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Muriqanit. Ai kishte me vetë në makinë që po udhëtonte plotë 200 mijë euro të padeklaruara.
Shuma u konstatua nga autoritet malazeze. Paratë ishin fshehur në pjesën e pasme të makinës dhe pjesa tjetër ishin vendosur poshtë sediljes së shoferit.
Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me pjesëtarë të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe punonjës të doganave dhe policisë të Republikës së Shqipërisë kanë kryer kontroll të automjetit. Ata nuk kanë konstatuar sende të tjera të jashtë ligjshme.
Nga ana tjetër paratë janë sekuestruar nga autoritet shqiptare deri në përfundimi të hetimit.