-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Francesku: Katastrofa bërthamore është afër

Kryesoret

Papa Françesku ka bërë thirrje për tu konkretizuar për dhënie fund të luftës në Ukrainë. Ai ka kërkuar që të parandalohet rreziku i një kastastrofe bërthamore në centralin bërthamor në Zaporizhja.

Centrali bërthamor në këtë qytet ukrainas është më i madhi në Evropë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se do të vizitojë centralin në ditët në vazhdim, nëse kanë sukses bisedimet për të fituar qasje.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për sulme në këtë central.

Moska e ka marrë kontrollin e centralit pak pas nisjes së luftës.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje vazhdimisht për çmilitarizim të zonës bërthamore.

“Shpresoj se do të merren hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës, dhe për të shmangur rrezikun e një katastrofe bërthamore në Zaporizhja”, ka thënë Papa para audiencës që mbledh çdo javë.

Ai e ka bërë këtë fjalim në ditën kur Ukraina shënon 31-vjetorin e pavarësimit nga ish-Bashkimi Sovjetik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit