-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel, Kurti: Vuçiç më preu në besë dhe përhapi dezinformim  

Kryesoret

Në mbledhjen e Qeverisë sot Kurti ka folur për takimin e 18 gushtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se derisa ai e respektoi marrëveshjen  për mosprononcim, Vuçiç ka përhapur dezinformata në lidhje me rinegocimin e marrëveshjeve të dakoruduara.  

“Në kapitullin e pestë duhet t’i rikonsiderojmë marrëveshjet e deritanishme, por jo me idenë e rinegocimit të tyre siç është plasuar dezinformata nga pala tjetër, por të shqyrtimit të asaj se cilat prej këtyre marrëveshjeve veç janë tejkaluar nga pranimi dhe nënshkrimit të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme e finale, e cilat prej tyre duhet të vazhdohet të implementohen dhe kapitulli i fundit duhet të vendosë qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale gjatë zbatimit”, ka thënë Kurti.

Ai tha se fatkeqësisht, ky elaborim i tij nuk është shoqëruar me kontribut pozitiv nga pala tjetër, e cila në vend të ideve “ka nxjerrë vetëm konstatimin se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël e gradualë”.

“Ka qenë pritja e jonë që kjo pikë e agjendës do të konsumojë pjesën më të madhe të kohës për çka jemi shprehur të gatshëm të qëndrojmë në Bruksel edhe përtej ditës së enjte”.

Kurti tha se arsye se edhe problemet e vazhdueshme mes dy vendeve i sheh si simptomë të mos fillimit të bisedimeve për normalizim të plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit