-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50 të plagosur dhe 22 të vrarë, në ditën e pavarësisë

Kryesoret

Një sulm me raketë ruse në një stacion treni në Ukrainë ka vrarë 22 persona dhe 50 persona janë plagosur, në ditën që shënoi gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit të Moskës. Kievi thotë thotë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën për vdekje në një automjet. Mes viktimave ishte edhe një djalë 11-vjeçar.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona janë lënduar. Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Binken dënoi sulmin, ndërsa theksoi se do të vijojnë të mbështesin Ukrainën.

“Sulmi raketor rus në një stacion hekurudhor plot me civilë është mizori. Ne do të vazhdojmë, së bashku me partnerë nga e gjithë bota, të mbështesim Ukrainën dhe të kërkojmë përgjegjësi për zyrtarët rusë”, shkroi ai.

Një ditë më parë Ukraina festoi Ditën e Pavrësisë. Në mbarë botën, pati tubime njerëzish në rrugë për të mbështetur Ukrainën. Udhëheqësit botërorë u mblodhën gjithashtu për të mbështetur Ukrainën.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u shfaq në Kiev në një udhëtim të paparalajmëruar për të treguar mbështetjen e vendit të tij, duke njoftuar 63.5 milion dollarë në ndihmë të re ushtarake. Ndërkohë, presidenti i SHBA Joe Biden i akordoi Ukrainës 3 miliardë dollarë, shifra më e lartë e akorduar nga SHBA për Ukrainën që prej nisjes së luftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit