Origjina e jetës në Tokë, filloi më shumë se 3 miliardë vite më parë, duke evoluar nga mikrobet më themelore tek një grupim gjallesash.
Shkenca mbetet e pavendosur dhe konfliktuale për origjinën e saktë të jetës, e njohur edhe si abiogjenezë.
Megjithëse shkenca duket ende e pasigurt, këtu janë disa nga shumë teoritë e ndryshme shkencore mbi origjinën e jetës në Tokë.
Gjithçka filloi pas një shkëndije elektrike
Një goditje rrufeje mund të ketë shkaktuar shkëndijën e nevojshme për fillimin e jetës në Tokë.
Shkëndijat elektrike mund të gjenerojnë aminoacide dhe sheqerna nga një atmosferë e ngarkuar me ujë, metan, amoniak dhe hidrogjen.
Dhe përgjatë miliona viteve, mund të formohen molekula më të mëdha dhe më komplekse.
Edhe pse kërkimet kanë zbuluar se atmosfera e hershme Tokës, ishe në të vërtetë e varfër me hidrogjen, por retë vullkanike mund të kenë pasur prani metani.
“Molekulat e jetës” u ndeshën në argjilë
Kjo ide është propozuar nga kimisti organik Aleksandër Graham Kairns–Smith në Universitetin e Gllasgout në Skoci.
Jeta filloi në fund të deteve
Këto burime mund të gjenden në thellësitë më të errëta të thellësisë së oqeanit, zakonisht në pllaka kontinentale të ndryshme.
Edhe sot këto burime të pasura me energji kimike dhe termike, bartin shumë ekosisteme të gjalla.
Përgjigja qëndron formimin e ADN-së
Në ditët e sotme ADN-së i duhen proteina për t’u formuar dhe proteinat kërkojnë AND-në për t’u formuar.
Atëherë si mund të jenë formuar ato pa njëra-tjetrën?
Përgjigjja mund të jetë ARN, e cila mund të ruajë informacione si ADN-ja, të shërbejë si një enzimë ashtu si proteinat, dhe të ndihmojë në krijimin e ADN-së dhe proteinave.
Më vonë ADN-ja dhe proteinat e pasuan këtë “botë të ARN-së”, pasi ato janë më efikase.
Jeta në Tokë ka pasur fillime të thjeshta
Në vend se të jetë zhvilluar nga molekula komplekse si ARN, jeta në Tokë mund të ketë nisur nga molekula shumë të vogla, të cilat ndërveprojnë me njëra-tjetrën në reaksione ciklike.
Jeta nis në një vend diku tjetër në hapësirë dhe më pas në Tokë
Ndoshta jeta nuk filloi fare në Tokë, por filloi fillimisht në hapësirë, një koncept që NASA e ka cilësuar si panspermia.
Për shembull, shumë shkëmbinj shpërbëhen në Mars si pasojë e përplasjes së trupave qiellorë.
Një numër meteoritësh të tillë janë gjetur në Tokë. Disa studiues kanë sugjeruar se ato kanë sjellë këtu bakteret e para.