Për tre ditë radhazi flakët kanë pushtuar kodrën e Palasës në Himarë. Edhe pse temperaturat kanë rënë dhe ka pasur reshje shiu, era ka favorizuar flakët.
Forca e zjarrfikëses dhe të ushtrisë ndodhen në vend ngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ditën e djeshme u kërkua ndërhyrja nga ajri me helikopter, por nuk u bë e mundur shuarja e plotë e flakëve.
Situata vazhdon të jetë kritike.