Pasi mposhti me pikë boksierin meksikan, Florian Marku u shpreh se jep gjithmonë maksimumin e tij.
Ai vlerësoi kundërshtarin e tij, ndërsa falënderoi edhe mijëra të pranishëm në Air Albania.
“Meksikanët janë të fortë, siç e patë sot, kushdo që vjen këtu jep shpirtin për fitoren. Ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni ardhur këtu. Nuk jam Superman, por ju premtoj se do të jap shpirtin dhe nuk do të dorëzohem kurrë”, tha Marku pas ndeshjes.