Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e sotme zgjatjen edhe me tre muaj të paketës për subvencionimin e shoqërive të transportit publik pas rritjes së çmimeve.
Paketa e parë u miratua në prill dhe ishte në fuqi deri në fillim të gushtit. Paketa e re është zgjatur edhe me tre muaj.
“Paketa do të vazhdojë për gushtin, shtatorin dhe tetorin. Transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe, 98% e transportit në Shqipëri.
Nuk do të ketë impakt në buxhet, pasi është parashikuar që në fillim të vitit” tha ministrja Balluku.
Gazetarët e pyetën ministren edhe për bordin e transparencës dhe akuzat e politikës për çmimin e karburantit. “Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, por është për të kontrolluar.
As nuk e rrisim dhe as nuk e ulim. Ka një abuzim masiv në media për çmimin e naftës. Flitet që ka rënë në bursa dhe në Shqipëri ngrihet.
Kjo është e rremë. Çmimi që i reflektohen është produkti krudo, ne i referohemi çmimit të produktit” tha ajo.