Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një automjeti në lagjen Rus të qytetit.
Bëhet fjalë për një makinë tip Audi A3. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar që si pasojë e të shtënave, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.