Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë takuar drejtorin e zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Takimi i tyre është zhvilluar në Beograd siç raportojnë mediat serbe, ende nuk janë publikuar detaje mbi diskutimet.
Takimi nisi në orën 17:00 në godinën e Presidencës, gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësuesin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajçak dhe Escobar zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë nga Kosova, ku kanë biseduar me përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.