-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video-Vodhën kasafortën por u bie në mes të rrugës

Kryesoret

Grabitësit grekë kanë vjedhur një kasafortë në një apartament në Selanik. Por pasi e finalizuan operacionin me sukses në momentin kur do ngarkonin kasafortën në bagazhin e makinës ju ka ndodhur një incident. Mediat greke kanë bërë publike një video nga momenti kur autorëve u ka rënë në mes të rrugës kasaforta. 

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, dy ditë më parë, para syve të dhjetëra kalimtarëve në një nga pikat më qendrore të qytetit, ndërsa disa kanë nxituar të fiksojnë me celularët e tyre çfarë po ndodhte.

Në foto duken autorët me kasafortën, e cila u ra mbi ta kur tentuan ta ngarkonin në bagazh.

Sipas informacioneve të thestival.gr, autorët, të cilët janë romë, u futën në një banesë duke pretenduar se janë punonjës të PPC. Ata u thanë personave që i grabitën se frigoriferi i tyre kishte një problem dhe kështu i kufizuan dhe i mbyllën në zonën e kuzhinës. Njëri prej autorëve mori përsipër të nxjerrë kasafortën nga banesa mirëpo ajo u ra rrugës. Autorët janë ende në kërkim nga policia./Protothema.gr

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit