-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky njofton në mes të fjalimit të KS, vrasjen e 25 ushtarëve

Kryesoret

Qeveria ukrainase ka bërë me dije se një sulm me raketë ruse në një stacion treni ka vrarë 25 njerëz.

Sipas autoritete pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne-s u dogjën për vdekje në një automjet.

Dy djem të moshës gjashtë dhe 11 vjeç u vranë gjithashtu.

Presidenti, Volodymyr Zelensky, e njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rusia ende nuk ka bërë asnjë koment.

Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.

Duke folur të enjten, komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet i bëri thirrje presidentit rus të ndalojë sulmet e armatosura në Ukrainë.

Zelensky tha se kishte mësuar për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit.

“Kjo është mënyra se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Në prill, një sulm në një tjetër stacion treni vrau më shumë se 50 njerëz.

Ukraina të mërkurën shënoi ditën e saj vjetore të pavarësisë dhe Zelensky kishte paralajmëruar më parë se Rusia mund të bëjë diçka “mizore” për të ndërprerë festimet.

Më herët ai akuzoi forcat e Moskës për kthimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në një “zonë lufte”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha në të njëjtin takim se “lufta e pakuptimtë” mund të çojë miliona njerëz në varfëri ekstreme, si në Ukrainë ashtu edhe më gjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit