-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2,549 raste aktive me COVID-19

Kryesoret

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 2,549, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, pozitiv me COVID-19 rezultuan 203 persona.

Po ashtu nuk ka pasur ndonjë vdekje të konfirmuar nga virusi vdekjeprurës, gjatë 24 orëve të fundit.

Në Kosovë ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me virusin Corona, ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik, po ashtu ka pasur shtim të rasteve të vdekjeve.

Sipas epidemiologëve, bëhet fjalë për nënvariantin e virusit të tipit Omicron me simptomat tashmë të njohura “djegie e fytit, dhimbje e muskulaturës, temperaturë, ethe dhe plogështi.

Sipas Ministrisë së  Shëndetësisë, në 24 orët e fundit  nga 467 testime, 175 persona rezultuan me COVID-19, ndërsa, dy persona humbën jetën si pasojë e infektimit. 

Autoritetet po bëjnë thirrje që të “respektohen masat dhe të mbahen maskat në ambiente të mbyllura”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit