-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Beteja për 200 vitet e ardhshme”, Meta: Nuk kemi atdhe për të humbur

Kryesoret

Nga kampingu i të rinjve në Jalë, Meta thotë se beteja për 200 vitet e ardhshme është që “nuk kemi atdhe për të humbur”.

Meta u bëri thirrje të rinjve të bashkohen për të larguar qeverinë. Sipas tij, Rama po punon për një pakicë të pangopur.

“Ju e dini kush është beteja jonë, është beteja për 200 vitet që vijnë. Nuk kemi atdhe për të humbur.

Nuk kemi atdhe për të braktisur sepse jemi shqiptarë, të lidhur ngushtë me vendin tonë, me qytetin, familjen. Duhet t’i japim fund kësaj drame dhe vijnë për arsyet që kemi folur vazhdimisht.

Fundi i kësaj drame është që rinia dhe mundësitë për integrimin e saj këtu, për mundësitë e reja që jepen këtu. Është prioriteti i prioriteteve tona. Keni bërë dhe shumë diskutime të karakterit social dhe ekonomik.

Jemi të qartë për mesazhet që do të tejçojmë kudo që shkojmë, në çdo shkollë, universitet dhe pranë çdo komuniteti.

Mos zgjidhni rrugën më të gabuar për të braktisur vendin dhe familjen tonë. Hajde të bashkohemi dhe të shporrim këtë qeveri që punon për një pakicë të pangopur”, u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit