Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku djali 37-vjeç vrau, babën e tij në Mallakstër.
Mësohet se Mariglen Muhametaj vuante nga problemet mendore.
Mbrëmen e kaluar, në fshatin Greshicë të Mallakastrës 37-vjeçari i mori jetën të atit, duke e goditi me sende të forta.
Pas krimit ai u largua menjëherë nga banesa, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij.
Njoftimi i policisë:
Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.
Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.