-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Kosovë? Kryeministri i Luksemburgut: Kujdes! Është “fuçi baruti”

Kryesoret

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë e vendosi theksin te ardhja e investitorëve të vendit të tij në Shqipëri, negociatat dhe tensionet në Ballkan.

“Ka shumë akoma potencial për marrëdhëniet tona. Ne kemi firma nga Luksemburgu që po investojnë në rajon. U vonova pak për të ardhur në Tiranë, por shpresoj që ti të vish sa më shpejt në Luksemburg për të bindur palët, sipërmarrjet që të vijnë këtu”.

Më pas ai u rikthye te ngërçi për negociatat që u kalua. “Nuk mund ta trajtojmë një vend në këtë mënyrë. Kur detyrat janë bërë. Duhet ta njohësh. Disa vende ishin më të ngadaltë në njohjen e detyrave.

Arritëm të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Kjo është gjitha një rrugë. Është vetëm fillimi. Ne folëm si Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë aktive” tha ai.

Një vend të veçantë në diskutime zuri tensioni Kosovë-Serbi. “Ballkani ka qenë një “fuçi baruti” dhe duhet ta bëjmë gjithçka që ta shmangim. E di që Kosova dhe Serbia po diskutojnë. Nuk mund t’i lejojmë vetes tensione dhe konflikte shtesë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit