Uji zhduku hotelin në Pakistan.
Më shumë se një mijë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Pakistanin.
Sipas të dhënave të fundit nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), 1,456 të tjerë janë plagosur.
Mes viktimave janë 343 fëmijë. Balochistani, i shkëputur nga pjesa tjetër e vendit pas shembjes së urës kryesore hekurudhore.
Media ndërkombëtare kanë publikuar një video teksa shihet një hotel i madh që fundoset si pasojë e shirave të dendur.