-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Europa në krizë për gaz dhe energji, çmimet në bursa kapin nivele rekord

Kryesoret

Çmimet evropiane të energjisë elektrike u rritën në nivele rekord këtë të premte. Fatura e kësaj rritjeje i faturohet çmimit të gazit i cili pas luftës në Ukrainë dhe reduktimit të furnizimeve të Rusisë për Europën ka pësuar një rritje marramendëse.

Një e pesta e energjisë elektrike evropiane prodhohet nga termocentralet me gaz, kështu që rënia e furnizimit çon në mënyrë të pashmangshme në çmime më të larta.

Çmimet e gazit në bursën e Amsterdami, e cila është reference për Europën arritën të premten nivele rekord.

Vendet europiane janë munduar të marrin masa nga reduktimi i energjisë elektrike dhe gazit në 15%, deri tek mbështetja e shtresave në nevojë.

Bashkimi Evropian ka ndarë 236 miliardë euro nga shtatori 2021 deri në gusht 2022 për të mbrojtur familjet dhe firmat nga rritja e çmimeve të energjisë,ndërsa Republika Çeke e cila mban presidencën e BE tha se do të thërriste një samit për këtë çështje.

Nga ana tjetër ish-presidenti rus Dimitri Medvedev tha se Rusia është e gatshme të furnizojë Evropën me gaz në vëllime të kontraktuara nëse Perëndimi ndryshon qëndrim.

Sipas tij nëse Europa nuk kryen pagesat siç i kërkon Rusia ose nëse ka vonesa atëherë furnizimet do të jenë të kufizuara.

Edhe Britania e Madhe po përballet me këtë krizë teksa rregullatori i energjisë “Ofgem” tha se do të rriste kufirin e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit pothuajse dyfish nga 1 tetori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit