Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas përfundimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse.
Ai tha se marrëveshjet një nga një janë strategji serbe për ta vonuar zhvillimin e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se marrëveshja është arritur që nga viti 2011, dhe se interesi i Kosovës është marrëveshja përfundimtare.
“Dakordimi që të zbatohet një marrëveshje për dokumentet, e arritur qysh në vitin 2011, është një shenjë e mirë e vetëdijësimit se marrëveshjet duhet të zbatohen.
Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën”, tha Haradinaj.
Më tej, ai shtoi se është koha e duhur që dialogu të kalojë në nivel tjetër, dhe Serbia ta njoh Republikën e Kosovës.
“Kanë kaluar njëzetë e sa vjet ç’prejse është krijuar një realitet i ri në Kosovë dhe mbi katërmbëdhjetë vjet qysh Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur.
Tash është koha e duhur që dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njoh Republikën e Kosovës”.