-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NASA rikthehet në Hënë me misionin ‘Artemis’

Kryesoret

NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë, si pjesë e programit Artemis, me raketën e parë që do të lëshohet të hënën.

Misioni Artemis ka në plan afatgjatë që të arrijë të dërgojë njerëz në Mars.

Ky fluturim, i pari i programit Artemis, do të jetë pa pilot. Megjithatë, do të ketë astronautë në bord për misionet e mëvonshme, me fluturimin e parë hapësinor me njerëz të planifikuar për vitin 2024.

NASA ofron mundësinë që kushdo është i interesuar të ndjekë online misionin Artemis 1, të hënën, duke u regjistruar në këtë link.

Misioni Artemis 2 në vitin 2024 do t’i çojë astronautët rreth hënës, por nuk do t’i zbresë atje

. Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA parashikon që astronautët e parë të Artemis do të zbresin në Hënë në vitin 2025 me misionin Artemis 3.

Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, e cila mund të mbajë module të ndryshme në majën e tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. 

Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3.

Kohëzgjatja e misionit të Artemis 1 është 42 ditë, 3 orë e 20 minuta dhe në total do të udhëtojë 1.3 milionë milje, përpara se të kthehet në Tokë më 10 tetor. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit