-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten në mënyrë të pashpjegueshme vdekjet pas pandemisë, prijnë sëmundjet e zemrës

Kryesoret

Kërcënimi nga Covid mund të jetë zvogëluar, por shqetësime të tjera po ngrihen në lidhje me numrin e lartë të vdekjeve totale që po regjistrohen gjatë muajve të fundit në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, të dhënat nga statistikat për Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se gjatë 10 javëve të fundit numri ka qenë 12% më i lartë se sa pritej, bazuar në mesataren e viteve të mëparshme.

Vdekjet e lidhura me Covid-in janë –siç kanë qenë për pjesën më të madhe të vitit të kaluar – mjaft të ulëta, duke përbërë rreth 4% të vdekjeve në korrik.

Pra, çfarë tjetër mund të jetë duke shkaktuar këtë rritje të fortë?

Moti i nxehtë që ka përjetuar vendi javët e fundit është një faktor – edhe pse i vogël, sipas mediave lokale.

Të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë në ditët me nxehtësi ekstreme – rreth gjysma e ditëve gjatë korrikut normat e vdekjeve ishin më shumë se 6% më të larta në Angli sesa ishin në ditët e tjera.

Faktorët që mund të kenë ndikuar

Një çështje tjetër është plakja e popullsisë. Të dhënat kryesore të vdekjeve të tepërta nuk marrin parasysh faktin se tani ka më shumë të moshuar.

Kjo mund të jetë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të tepërta.

Po pjesa tjetër? Një teori është se njerëzit kanë mbetur me imunitet më të dobët për shkak të Covid.

Hulumtimet tregojnë se infektimi nga Covid rrit rrezikun për sëmundje të zemrës më pas.

Pandemia ka çuar gjithashtu që njerëzit të bëhen më të predispozuar të sëmurën prej konsumimin e alkoolit dhe niveleve të mungesës së aktivitetit fizik në rritje.

.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit