-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia bllokon traktatin e OKB-së për shkak të Zaporizhjas

Kryesoret

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza më 27 gusht për granatimet rreth centralit të okupuar ukrainas të Zaporizhjash.

Këto zhvillime vijnë një ditë pasi Rusia bllokoi miratimin e një deklarate kyçe nga Kombet e Bashkuar për këtë central bërthamor që është nën kontrollin rus.

Kompania shtetërore ukrainase për energji bërthamore, Energoatom, shkroi në Telegram se “infrastruktura në stacion është dëmtuar” nga granatimet ruse, duke shtuar se ka rrezik “të përhapjes së substancave radioaktive” si dhe zjarreve.

Gjatë 26 gushtit, Rusia bllokoi miratimin e një dokumenti final për rishikimin njëmujor të Traktatit të OKB-së kundër përhapjes së armëve bërthamore.

Moska u ankua se në disa pjesë të dokumentit kishte gjuhë “të natyrës politike”.

Presidenti i konferencës, Gustavo Zlauvinen, nga Argjentina tha se konferenca “nuk ishte në pozicion të arrinte marrëveshje pasi Rusia kishte probleme me tekstin”.

Në këtë draft-dokument është kritikuar marrja nën kontroll e centralit të Zaporizhjas nga Rusia, pak ditë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe luftimet përreth ndërtesave bërthamore kanë rritur shqetësimet për ndonjë fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Në draft-deklaratën, Zaporizhja është përmendur katër herë dhe aty është shprehur “shqetësimi i thellë për aktivitetet ushtarake” pranë centralit.

Po ashtu është thënë se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore duhet të ofrojë siguri dhe të parandalohet që të ketë rrjedhje të materialeve bërthamore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit