Sezonit turistik po i vjen fundi dhe moti për këtë fundjavë parashikohet i paqëndrueshëm, turistët po dynden për të ardhur në Shqipëri.
Këtë mëngjes rruga e Kombit ka pasur një fluks të shtuar turistësh e makinash që vinin nga Kosova drejt bregdetit shqiptarë.
Trafiku është regjistruar që në orët e para të mëngjesit.
Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, turistët mund të kalojnë lirisht pasi dogana e Morinës nuk ka kontrolle.
Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut.
Kompania që mirëmban Rrugën e Kombit, ndërkohë, për të lehtësuar kalimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës.