Në gjysmën e parë të këtij viti, Gjermania deportoi 6198 të huaj nga vendi, listë e cila kryesohet nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Autoritetet federale gjermane informuan Bundestagun se 6198 të huaj u dëbuan nga vendi nga janari deri në qershor të këtij viti, pas një kërkese për informacion të deputetëve të partisë së Majtë, raportoi media të premten.
Nga këto deportime, shtetësia më e përfaqësuar ishte ajo e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Një total prej 454 personash u deportuan nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut në periudhën 6-mujore.
Shqiptarët ishin në vendin e dytë me 402 persona të deportuar.
Pas Shqipërisë, shtetasit e tretë dhe të katërt më shumë të deportuar ishin gjerogjianët dhe turqit.
Shqipëria mban deri tani vendin e parë mes shteteve të Ballkanit për numrin e azilkërkuesve në BE, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021.
Atë vit, një total prej 13,210 azilkërkuesish nga Shqipëria u regjistruan, kryesisht në Francë, Belgjikë dhe Gjermani.
Maqedonia e Veriut renditet e dyta pas Shqipërisë sa i përket njerëzve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian.
Në vitin 2021, 3, 020 aplikime për azil nga Maqedonia e Veriut u regjistruan në BE.
Në vitin 2015, Gjermania u përpoq të frenonte fluksin duke listuar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën si “vende të sigurta origjine” për të shkurajuar njerëzit që të aplikonin.
Por shifrat e mëvonshme tregojnë se një fluks i qëndrueshëm i azilkërkuesve shqiptarë ka vazhduar që atëherë, si në Gjermani ashtu edhe në vendet e tjera të BE.
Në Gjermani, një marrëveshje koalicioni mes Partisë Social-Demokrate të kancelarit