Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg paralajmëroi për rritje të pranisë ushtarake të Rusisë në Arktik dhe interesin në rritje të Kinës në këtë pjesë të globit.
Stoltenberg tha se trajektorja më e shkurtër drejt Amerikës së Veriut për raketat dhe bombarduesit rusë kalon mbi Polin e Veriut.
Rusia ka krijuar një Komandë të re për Arktikun dhe ka çelur qindra objekte ushtarake në Arktik.
“Vërejmë një rritje domethënëse të kapaciteteve ushtarake ruse, me baza të reja, sisteme të reja armësh, si dhe përdorimin e veriut të largët”, tha Stoltenberg
Ai vuri gjithashtu në dukje se Kina e ka shpallur veten një shtet “pranë Arktikut”. Ai tha se Pekini kërkon të prodhojë anijen akullthyese më të madhe në botë.
“Pekini dhe Moska janë zotuar gjithashtu të shtojnë bashkëpunimin praktik në Arktik. Kjo është pjesë e një partneriteti strategjik në rritje, i cili sfidon vlerat dhe interesat tona”, shtoi ai.
Ai gjithashtu vuri në dukje se ndryshimi klimatik po e bën Arktikun më të arritshëm për njësitë ushtarake.
Kryeministri kanadez Trudeau, paraqiti disa nga shpenzimet dhe aktivitetet që Kanadaja po bën në veri. Ndër të tjera janë premtimet për të angazhuar fonde prej miliarda dollarësh për pajisje dhe kapacitete të reja ushtarake. /VOA