Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka uruar Kosovën për arritjen e marëveshjes, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe këtë nuk e ndryshon asgjë.
Postimi
Kosova është realitet dhe shtet i pavarur dhe këtë nuk e ndryshon dot asgjë!
Pozitiv lajmi për marrëveshjen e sotme mes Kosovës dhe Serbisë per zbatimin e reciprocitetit në 1 shtator.
Reciprociteti shndërruar në marrëveshje është një hap tejet pozitiv që e afron edhe më shumë Kosovën drejt procesve integruese.
Tanimë koha është që BE të nisë procesin e liberalizimit të vizave ndërsa implementimi reciprocitetit është jetik për Ballkanin Perëndimor.
Përgëzime të veçanta për kryeministrin Kurti dhe njëkohësisht një falenderim i madh për Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar që mundësuan këtë marrëveshje pikërisht kur pakkush e priste.