Një 55-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri këtë të shtunë në fshatin Kllojkë në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 27.08.2022, në fshatin Kllojkë, shtetasi H. Ll. (Xh)., 55 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.