-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Financial Times: BE-ja do të pezullojë marrëveshjen për viza me Rusinë

Kryesoret

Ministrat e Bashkimit Evropian pritet që të mbështesin pezullimin e një marrëveshjeje të vitit 2007 me Moskës, që i jep trajtim preferencial kërkesave të rusëve për viza.

Këto raportime më 28 gusht vijnë teksa shtetet lindore të bllokut kanë kërcënuar se në mënyrë të njëanshme do të mbyllin kufijtë për turistët rusë.

“Është e papërshtatshme që turistët rusë të bredhin nëpër qytetet tona, në portet tona”, tha një zyrtar i lartë i BE-së, i përfshirë në bisedime.

“Ne duhet të dërgojmë një sinjal te populli rus se lufta nuk është në rregull, nuk është e pranueshme”.

Financial Times raportoi se një pezullim më i gjerë i marrëveshjes do të hiqte trajtimin preferencial për rusët që aplikojnë për të gjitha vizat e vendeve të BE-së.

Rusët më pas do të duhej të ofronin dokumente shtesë, duke i bërë vizat më të kushtueshme dhe duke e rritur edhe periudhën e pritjes për marrjen e vizës, raportoi FT.

“Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme që kërkon hapa të jashtëzakonshëm. Ne duam të shkojmë përtej pezullimit të lehtësimit të vizave”, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

Disa shtete anëtare kanë kërkuar veprime që do t’iu pamundësonin rusëve të zakonshëm që të udhëtonin në BE me viza turistike.

Këto masa janë kërkuar me qëllim të ndëshkimit të Moskës.

Republika Çeke dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave për turistët rusë pak kohë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Por, nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje e përbashkët, ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e ndonjë marrëveshjeje rajonale midis shteteve që janë më të prekura nga numri i madh i turistëve rusë që abuzojnë me mikpritjen evropiane”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit