Aeroporti i Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani, pezulloi përkohësisht fluturimet pasi aktivistët e klimës organizuan një demonstrim pranë pistës së aeroportit.
Aeroporti më herët postoi në X se “pasagjerëve u kërkohet të mos shkojnë në aeroport për momentin”, duke këshilluar udhëtarët që të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit dhe të lejojnë kohë shtesë të udhëtimit. Tweet-i u fshi më vonë dhe një përditësim i mëvonshëm tha se “operacionet e fluturimit po rifillojnë gradualisht”.
Një zëdhënës i policisë i tha Agence France-Presse: “Ne po bëjmë gjithçka për të hequr aktivistët e klimës nga pista”.