Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është pyetur për ikjen e qytetarëve të Kukësit në Angli. Por në interpretimin e tij, shpopullim do të thotë largimi masiv i njerëzve nga një vend i caktuar dhe jo veç disa.
“Shpopullim do të thotë që të ikin të gjithë dhe të mos ngelet asnjë njeri. Sot ka njerëz pafund në Kukës”, tha Gjici.
Gjici akuzoi se ‘shpopullimi’ është term antishqiptar që përdoret prej atyre që nuk kanë bërë asgjë në 30 vite.
“Ça shpopullimi, term që e përdorin ata që nuk kanë bërë gjë prej 30 vitesh. Term antishqiptar që e përdorin edhe politikisht.
Është shumë e rëndë, sepse të gjitha vendet si ne kanë vazhduar të lëvizin lirshëm kur janë fut në parimet e demokracisë. Ne kemi bërë shumë, por kemi akoma shumë punë për të bërë” tha ai te Euronews.