Vendim Kapajn, “mjeshtri i madh”, instrumentist i njohur në Labëri e më tej me një karrierë 50 vjeçare nuk e gjen duke luajtur muzikë por duke pastruar plehrat në Vlorë. Ai thotë se bashkia Vlorë e ka punësuar në shërbimet e qytetit.
“Prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja” tha ai.
Vendimi thotë se ndihet krenar të kontribuojë për pastërtinë e vendit. “E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit” u shpreh ai.
Megjithatë ajo që e shqetëson është neglizhenca e treguar kundrejt artistëve. Babai i katër fëmijëve, ndonëse i lënë në harresë, ka një merak për ata që e shohin. “Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër” tha artisti.