Ka statistika nga Zyra e Brendshme e Britanisë (Home Office) dhe më pas po nga i njëjti institucion ka njoftime për shtyp.
Hendeku mes të dyjave është aq i gjerë sa që edhe emigranti më i shkathët nuk ka gjasa të zbulojë një mënyrë për të lundruar nga njëri në tjetrin.
Javën e kaluar, u publikua grupi më i fundit i statistikave të emigracionit, një grup të dhënash gjithëpërfshirëse për vitin deri në qershor.
Statistikat ishin një minierë ari për studiuesit dhe një makth për propaganduesit e Home Office.
Le të merret si shembull paniku i fundit mbi shqiptarët.
Filloi me një artikull të “Daily Mail”, i cili mbështetej në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”.
Aty pretendohej se 40% e emigrantëve që kishin kaluar Kanalin ishin shqiptarë.
Statistikat tregojnë një histori tjetër.
Sigurisht që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur, por në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka qenë rreth 17% e totalit.
Pretendimi se shqiptarët nuk kanë nevojë për azil sepse vijnë nga një vend “i sigurt” është gjithashtu i kundërshtuar nga të dhënat.
Në gjashtë muaj, 53% e kërkuesve shqiptarë iu është dhënë azil, ose forma të tjera leje qëndrimi në vend, me vendimin e parë, dhe një përqindje më e lartë në apel.
Në periudhën janar-qershor të këtij viti, numri arriti në 385 persona.
Se çfarë ndodh me shumicën e shqiptarëve kur vendosen në një korsi deportimi “të shpejtë”, askush nuk do ta thotë.
Në statistikat e fundit, tre të katërtat e të gjithë atyre që pretendonin të merrnin azil e morën.
Gjysma e atyre që apeluan kundër refuzimeve ishin gjithashtu të suksesshme, duke e çuar shkallën totale të suksesit në pothuajse 90%.
Çfarë ndodh me emigrantët e Kanalit?
Nga të gjithë emigrantët që kanë mbërritur me varka të vogla që nga viti 2018, 82% janë ende në pritje të një vendimi për kërkesën e tyre për azil.
Ai tregon se sa sklerotik është procesi i Home Office.
Edhe pse numrat janë rritur, ato nuk e kanë kapur shifrën e viteve 2000.
Statistikat e Home Office ekspozojnë zbrazëtinë e propagandës edhe vërtetojnë gënjeshtrën e saj.
Sidoqoftë, në vetvete, ata nuk do të ndryshojnë mendjen e askujt për këtë çështje.
Dhe historia për azilkërkuesit veçanërisht ata që vijnë me gomone, janë trillime për t’i dëbuar.