Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 4 persona në kufi me Malin e Zi.
Sipas policisë, këtyre personave iu gjetën sasi të ndryshme, të ndara në pako, lëndësh narkotike. Mësohet se kanë gjetur kanabis, ketaminë dhe ekstazi.
Sipas policisë, rezulton se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.
Mësohet se personat e arrestuar janë A. V., 24 vjeç, banues në Kurbin, Laç; E. H., 23 vjeç, banues në Kuçovë; N. P., 22 vjeç, banues në Tiranë; E. I., 64 vjeç , banues në Shkodër.