Skiatorja italiane Lara Colturi, por me nënshtetësi shqiptare është renditur e para në garën e skive në Amerikën Latine.
Përfaqësuesja e Kombëtares Shqiptare të Skive, Lara Colturi fitoi garën e 8-të në Kili. Kryeministri Rama e uron përmes një statusi në Facebook.
“Lara është një supertalent i pistës së skive. Vajza e një skiatoreje kampione të Italisë. Me të dy prindërit të dashuruar pas Shqipërisë si edhe ajo vetë, e me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës.
Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para. Me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron.
Uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet.
Për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë” shkruan ai.