-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau babanë se i kërkoi të gjente punë, gjykata jep vendimin

Kryesoret

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Mariglen Muhametajn, i cili vrau me sende të forta babanë e tij.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, 37-Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin.

I ndjeri, Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrijë kot.

“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të 73-vjeçarit, drejtuar të birit në korridorin e shtëpisë.

Në debat e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë përdhe.

Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend.

37-vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit