Rikthehen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Shkak janë ishujt në Egje dhe pretendimet turke mbi hapësirën greke.
Ankaraja pretendoi dy ditë më parë se Greqia fqinje po synon avionët turq që fluturojnë mbi detin Egje dhe në Mesdheun lindor.
Radari i sistemit raketor me bazë në ishullin e Kretës, sipas Ankarasë regjistroi dhe shënjestroi aeroplanët turk më 23 gusht.
Qeveria greke reagoi sot për tensionet. “Është e vërtetë që së fundmi jemi përballur me një përkeqësim të qëndrimit të Turqisë, kryesisht në rrafshin retorik, me sfida në terren.
Nga ana tjetër, të gjithë prisnin një verë ndoshta më të shqetësuar dhe për fat, gjërat dolën shumë më mirë.
Ajo që ne mund të bëjmë është të bëjmë shumë të qartë pozicionin e vendit në të gjithë botën dhe në rajonin tonë”, tha
Në fund të përgjigjes Athina ka një paralajmërim për Ankaranë.
“Greqia po vëzhgon me shumë kujdes, nuk na zë paniku, duhet të jemi vigjilent dhe, natyrisht, ajo që themi gjithmonë është e vërtetë.
Vendi është një faktor stabiliteti dhe stabiliteti dhe paqen, të palëkundur.
Ne kemi aleatë në anën tonë, ne kemi ligjin në anën tonë dhe kemi aftësinë të jemi efektivë dhe parandalues për të mbrojtur të drejtat tona kundër çdo sfide.
Dhe ne vazhdojmë në këtë drejtim”. Vjeshta pritet që të jetë e nxehtë.