Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pa mbushur një vit në krye të detyrës duket se është larguar.
Mesditën e sotme në media qarkulloi lajmi se i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
“5pyetjet.al” kontaktoi policinë e shtetit, por zëdhënësi u shpreh se “nuk ka asnjë gjë zyrtare”.
Por fakti që nuk e përgënjeshtroi krijon dyshime. Vetë Gledis Nano nuk iu përgjigj thirrjes telefonike.