-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kampionia ia merr valles me tupanë në Bulqizë (VIDEO)

Kryesoret

Kampionia e Evropës në Luiza Gega është pritur me tupanë në vendlindjen e saj, në Bulqizë. Banorët atje tejet të gëzuar nga ardhja e Gegës, e pritën kampionet me këngë dhe valle.

Ajo kërceu së bashku me banorët e vendlindjes së saj, valle tradicionale të Bulqizës.

Po ashtu ajo provoi dhe bukë si dhe djathin tradicional të zonës.

Luzia Gega nderoi përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medalje ari në 3000 metra me pengesa, e duke konfirmuar dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon. Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve.

Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte gjermania Lea Meyer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit