Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bulqizë, ku një zjarr në një banesë ka rezultuar fatal për një të moshuar.
Siç duket në foto, divani dhe muri i banesës janë shkrumbuar totalisht, ndërsa dera është shkatërruar nga flakët.
Sipas informacionit nga policia, zjarri ka shpërthyer rreth orës 09:10 në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xhevdet Cara, i cili jetonte i vetëm. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.