-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis trajnimi i mësuesve për abetaren e përbashkët

Kryesoret

Pas shumë vitesh premtime dhe marrëveshje më në fund duket se abetarja e përbashkët unike si në Shqipëri dhe në Kosovë do të jetë gati.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehet se tani kanë nisur trajnimet e përbashkëta të mësuesve në dy anët e kufirit.

“Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.

Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë.

Prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës” shkruan Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit