Vjen reagimi i qeverisë. Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave dhe sulmeve për flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin “Sunny Hill”.
Rama ka ndarë një postim të kryebashkiakut Erion Veliaj, që sulmon Sali Berishën pas akuzave nga opozita.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit!
@albannimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve!
Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 29, 2022
Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve!
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat! ✌️ https://t.co/Ik4DLifjcV pic.twitter.com/y2gjcKRa1h
Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat” mbyllet postimi i Erion Veliajt, që e ka shpërndarë Edi Rama.
Vendosja e flamurit me yllin komunist shkaktoi reagime të shumta në rrjet nga qytetarët, opozita dhe ish-të përndjekurit.