Rusia ka nisur një ofensive të re në Ukrainë, duke rikthyer sulmet edhe në qytetin e Kharkiv.
Fronti më i nxehtë mbetet ai lindor por edhe zona e Zaporizhia, pranë centralit bërthamor më të madh të Europës. Ai po pret mbërritjen e grupit të inspektorëve të AIEIA, agjencisë atomike.
Rusët kanë goditur në atë zonë qytetin e Ohriv, me më shumë se 200 sulme ajrore në vetëm 6 orë.
I sulmuar është edhe Kharkiv, qyteti më i populluar ukrainas pas Kievit. Objektiv madhor i fushatës ruse. Qendra e qytetit lindor u godit gjatë natës nga të paktën dy raketa, që sipas kryebashkiakut të saj Ihor Terekhov kanë shkatërruar një godinë qeveritare.
Ndërkohë, në terren sinjalizohet edhe një tjetër shtetas amerikan i vrarë ndërkohë që luftonte si vullnetar krahas forcave të Kievit.
Sipas burimeve ruse, personi ende pa emër ishte një 24-vjeçar nga Memphis.